Muçi talenti i vitit dhe Egbo mbi të tjerët/ Vendosen më të mirët e Superiores, ja formacioni ideal

Me fillimin e 2021-shit është koha të bëhen edhe bilancet e vitit që lamë pas sa i përket futbollit shqiptar. “RTSH Sport” ka organizuar për të dytin vit radhazi ceremoninë e më të mirëve. Radio Tevelizioni Publik Shqiptar ka përzgjedhur “talentin e vitit” si dhe formacionin më të mirë për sezonin që shkoi dhe për këtë ka vendosur fjala e 4 trajnerëve të mirënjohur shqiptar, të ciëlt nuk janë aktiv në krye të pankinës.

Sulejman Starova, Mirel Josa, Shkëlqim Muça dhe Gerd Haxhiu kanë vendosur që çmimi “talenti i vitit” këtë herë i takon një prodhimi të akademisë bardheblu, Ernest Muçit. Ky i fundit ka qenë vendimtar me golat e tij për të shpallur Tiranën kampione, duke bërë që cilësitë e tij të bien edhe në sytë e ekipeve europiane, të cilat janë duke e vëzhguar lojtarin 19-vjeçar.

Gjithashtu është përzgjedhur edhe formacioni më i mirë, ku padyshim nuk kanë se si të mungojnë emrat nga kampionët në fuqi të Superiores. Porta i takon Ilion Likës, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Doka, Arapi, Rustemi dhe Trashi në të majtë. Sa i përket mesfushës, boshti krijohet nga Limaj, Batha dhe talenti Kallaku. Ndërkohë në vijën e sulmit gjenden Torasa, Nuabueze dhe Redon Xhixha. Një 11-she me mjaft kualitete kjo, që në stol do të drejtohej nga Emanuel Egbo, që është përzgjedhur si trajneri më i mirë i vitit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *