“Muçi ishte aset i futbollit shqiptar, më mrekulloi kur e pashë te Legia”, Gega e kërkoi që para ndeshjes me Poloninë: Do bëjë diferencën në Kombëtare

Ernest Muçi ka kthyer gjithë prozhektorët nga vetja falë paraqitjeve që po zhvillon me Legian e Varshavës. 22-vjeçari po njeh vetëm rritje këtë sezon, ku nga java në javë po rrit numrin e golave të shënuar. Dy të fundit i shënoi jo më larg se mbrëmjen e djeshme, ndaj një klubi të Premier Ligës, Aston Vilës. Një talent që ka marrë vlerësime të mëdha nga opinioni sportiv shqiptar, por edhe nga ai polak. Skënder Gega është një prej atyre që beson shumë te cilësitë e Muçit dhe e ka kërkuar të jetë protagonist me Kombëtaren që para ndeshjes së Shqipërisë me Poloninë.

Gega ishte i ftuar në studion e emisionit “Procesi Sportiv“, ku ka thënë: “Para ca kohësh pashë Muçin. Doja ta shihja në klubin që luante dhe më surprizoi e më mrekulloi me mënyrën se si luante. Ky ishte një nga asetet e futbollit shqiptar, kur unë isha trajner në atë kohë. Iku për të mirën e tij, për të mirën e klubit, për të ardhmen e tij. Por është gjë shumë e rëndësishme që t’i kthejmë prapë, të paktën me Kombëtaren. Kthimi i tij dhe Brojës do të jetë ndihmesë e madhe për ne. Janë dy talente që bëjnë diferencën për mendimin tim”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *