Pavarësisht mungesës së yjeve në organikën e Milanit, kjo skuadër arriti të shpallet kampion për herë të 19-të. Kuqezinjtë lanë pas Interin, ku ky i fundit kishte dukshëm një skuadër më të mirë sesa Milani. Të gjitha meritat i shkojnë trajnerit Stefano Pioli, i cili në vetëm pak kohë formoi një grup fantastik me talente të reja.
Sipas ish trajnerit legjendar të Milanit, Arrigo Sacchi tashmë kuqezinjtë duhet ta kenë luftën me veten për të qëndruar me këmbë në tokë. Sipas tij nëse një lojtar nuk i përshtatet skuadrës, atëherë Pioli duhet ta largojë.
“Kundërshtari më i keq i Milanit tani është vetë Milani. Trajneri Pioli duhet të jetë i zoti të mbajë djemtë e tij me këmbë në tokë dhe të mos kapen nga euforia dhe entuziazmi. Madje, nëse ësht? e nevojshme dhe nëse gjatë stërvitjes trajneri dhe drejtuesit dallojnë dik? që nuk jep maksimumin dhe e bën sa për të kaluar radhën, ta lënë në stol 1 ndeshje. Mua më ndodhi me Van Basten”, tha Sacchi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/