Një mrekulli nga ato që ndodhin vetëm njëherë në jetë duhen shijuar, pavarësisht emërtimit të saj nëse është një ndeshje miqësore apo kualifikuese. Finlanda ka mundur në transfertë Francën në shifrat 0-2, ndërsa një triumf i tyre ndaj “gjelave” nuk kishte ndodhur kurrë më parë në histori.
E për të mbërritur te kjo përballja e fituar në shtëpinë e Francës. Forss do të realizonte në minutën e 28 pas një gabimi të bërë në mesfushën e vendasve, ndërsa goli i dytë ishte për kornizë dhe vetëm duhej që të shijohej. Valakari goditi nga distanca dhe portieri i Francës e kishte të pamundur që të reagonte për të evituar shënimin e golit. Topin e mbajnë vendasit me 72%, por në fund ajo që shënohet në histori është fitorja e parë e Finlandës në një ndeshje direkte. /Sport Ekspres/
Finland is up 2-0 on France ? pic.twitter.com/WQOwYvJeVM
— Back Again With Troopz Podcast (@BackAgainShow) November 11, 2020