Mposhti Mesin dhe Ronaldon, Bajerni i Mynihut shpërthen me meme epike për Levandovskin

Mbrëmjen e djeshme FIFA shpalli lojtarin e më të mirë të vitit 2020. Në mungesë të Topit të Artë, futbollistët duhet ti gëzohen këtij trofeu si çmimin më të rëndësishëm individual. Dominimi Mesi-Ronaldo mori fund këtë herë, teksa Robert Levandovski mposhti dyshen e njohur pas një sezoni fantastik që la pas, ku fitoi gjithçka që mundej.

Normalisht që pas një suksesi të tillë, Bajerni i Mynihut nuk kishte si të mos krenohej me sulmuesin tij. Klubi bavarez ka shpërthyer me meme epike në faqen zyrtare në “Twitter”. Ndër të cilët një prej tyre përmbante përkthimin e “Google” nga gjermanishtja në anglisht, ku emri i Robert Levandovskit përkthehej më i miri në botë. Ironi kjo që pasohet edhe nga një tjetër meme e vetë klubit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *