Moxhi preket në sedër, rikthehet te Partizani

E dini se kush ishte “qershia mbi tortë” në fitoren e djeshme të Partizanit? Rikthimi i Luçiano Moxhit. Italiani pas një zhdukjeje prej më shumë se dy muajsh rikthehet në tribunën VIP për të ndjekur një ndeshje të “demave”. Ai ishte pranë Drejtorit Sportiv, Antonelo Preiti dhe të dy italianët e panë ndeshjen në prani të njëri-tjetrit. Pak më tutje, presidenti Gaz Demi po qëndronte në krah të presidentit të Laçit, Pashk Laska.

“Big” Luçiano duket se është prekur në sedër nga fjalët e medieve për largimin e tij dhe konfirmimin e ish-trajnerit Sulejman Starova. Ai do të ikë kur të dojë vetë dhe jo kur “e nisin” mediet dhe ndonjë deklaratë “autogol” e ish-teknikut të Partizanit. Ditën e djeshme ishte në tribunë, si për të thënë se të gjithë ishin gabim dhe vetëm ai kishte të drejtë. Rikthimi i tij te Partizanit nuk është se krijon ndonjë ndjesi të veçantë te tifozët, pasi dihet se kontributi i tij është zero në rastin më të mirë dhe negativ në rastin më të keq, nisur nga përvoja e deritanishme.    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *