Moviola/ Shishet dhe sharje për asgjë, vendimi i Zirit ishte i drejtë te Vllaznia-Bylis

Vllaznia dhe Bylisi e kanë mbyllur pjesën e parë në shifrat 0-1. Momenti kulminant i takimit erdhi në minutën e 16, atje ku Janku ka tundur edhe rrjetën. Shumë shishe, por edhe të shara kanë mbërritur në drejtim të kryesorit Ziri.

Faktikisht, do të ishte pikërisht Ziri që do të ndërronte vendimin e anësorit për ta quajtur golin e Bylisit si pozicion jashtë loje. Pas krosimit nga goditja e dënimit, topi do të mbërrinte te Janku, që nuk mund të gabonte përballë portierit.

Anësori e jep pozicion jashtë loje duke parë vendosjen e lojtarit të Bylisit. Por Ziri e ka parë më së miri se topi është devijuar për të mbërritur te Janku, pikërisht nga lojtari i Vllaznisë, Marku. Për këtë arsye është akorduar si gol i rregullt dhe vendimi ka qenë i drejtë, për të kundërshtuar anësorin. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online