Mourinjo i beson Marash Kumbullës në kampionat? Do të jetë shansi i mbrojtësit shqiptar, luan nga minuta e parë

Në këtë javë ka nisur edhe kampionati italian, atje ku kemi edhe shumë futbollistë shqiptarë që aktivizohen në disa skuadra. Marash Kumbulla është pjesë e Romës dhe po vuan konkurrencën e madhe te ekipi që tanimë drejtohet nga Mourinjo.

Me Smalling të dëmtuar, trajneri portugez zgjodhi që t’i besonte Ibanez në dyshen e qendrës së mbrojtjes që u plotësua nga Mancini “i paprekshëm”. Zgjedhja e bërë ndaj Trabzonsporit nuk rezultoi e gabuar pasi Ibanez ishte një prej lojtarëve më të mirë të takimit.

Por duket se ndaj Fiorentinës, Murinjo kërkon pak ndryshim. Sipas raportimit të mediave italiane që kanë ndjekur më afër stërvitjen e Romës, portugezi ka programuar Marash Kumbullën si titullar me Mancinin në krahë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *