Vigjilja e Krishtlindjes e gjeti sulmuesin e Tottenham, Lucas Moura, duke festuar, madje duke shqetësuar edhe fqinjët e tij. Braziliani ka shpërthyer fishekzjarre në orën 2 të mëngjesit dhe zhurma e tyre në një orar të tillë patjetër që ka trembur banorët e tjerë përreth. Një prej tyre shprehet se ishte si një shpërthim bombe dhe se Mouras nuk i interesonte aspak nëse do të shqetësonte të tjerët.
“Unë me bashkëshorten time duhej të përgatisnim të gjitha dhuratat dhe nuk shkuam për të fjetur deri pas orës 3 prej asaj që ndodhi. Ai duhet ta dinte se një gjë e tillë do të shqetësonte njerëzit, por nuk mendoj se atij i intereson gjithsesi. Ato zgjatën rreth 1 orë. Ishte shumë e zhurmshme. Ishte si një bombë një shpërthente në një zonë lufte”, u shpreh një prej fqinjëve të Lucas Mouras.
Ndërkohë ky i fundit ka kërkuar ndjesë për të gjithë ata që janë shqetësuar nga fishekzjarret e shpërthyera prej tij pas mesnate, duke justifikuar edhe sjelljen e tij./Sport Ekspres/