Mosmirënjohës! Panuçi godet pas shpine dhe presidentin që i hapi derën: Nga ai vetëm kujtime të këqija!

Një trajner italian si De Biazi erdhi dhe ndërtoi një projekt të madh, me Shqipërinë që arriti deri në Europianin e Francës, ndërsa një tjetër bashkëkombas i tij po e shkatërronte atë, Panuçi. Por fatmirësisht këtij të fundit do t’i tregohej dera, ndërsa përvoja e kaluar në Shqipëri e dëshmoi se nuk ishte një trajner me vlerat e lojtarit që kishim parë.

Për më tepër, nuk ishte një njeri me virtyte të larta, ashtu si edhe do e prisnim. Madje edhe pse u largua mes dështimit, nuk zgjodhi të ikte kokëulur, por duke drejtuar gishtin ndaj Shqipërisë. Sot aktualisht ka ende një gjyq të hapur, pasi Panuçi kërkon lekët e rezultateve pozitive që u arritën kur Reja ishte trajner.

Tingëllon çmenduri, por Panuçin është normalitet. Madje e ka rutinë që të godas pas shpine gjithkënd që i ka hapur derën. Aldo Spinelli, presidenti i Livornos ishte i pari që do t’i besonte drejtimin e një skuadre, ndërsa trajneri italian kishte qenë më parë vetëm ndihmësi i Kapelos te Rusia. Falë Spinelit ekipi i Livornos la Serinë C dhe shkoi deri në Europë, por në vitet e fundit është duke vuajtur shumë.

Në këto të vështira dhe mes kritikave, Panuçi nuk ngurron t’i ngulë një thik pas shpine presidentit që e ndihmoi, ndërsa në mënyrë ironike shprehet se është besik. “Nëse Spineli do largohej tani do të ishte një talje, sepse i mbajmë mend shumë mirë vitet e fundit të Livornos dhe sesa ka vuajtur. Spinelli do të shoqërohej vetëm me kujtime të këqija nga tifozët. Unë kam një kujtim të bukur nga aty, sepse jam si njerëzit që banojnë në vendin tuaj, një njeri i vërtetë dhe besnik”. /Sport Ekspres/