Mosha mesatare e ekipeve/ Luftëtari dhe Skënderbeu kanë freskinë, Tirana është më e “plakura”

Kampionati shqiptar i futbollit duket se është në rrugën e duhur nëse studiojmë me vëmendje moshën mesatare të klubeve që janë pjesëmarrëse në të. Skuadra të reja me lojtarë të rinj në moshë janë shenja që premtojnë për të ardhmen dhe sjellin më tepër ritëm apo freski fizike në të tashmen.

Ekipi me moshën mesatare në Superiore vjen nga Gjirokastra, ku Luftëtari e ka moshën mesatare 22.8 vjeç. Gjirokastritët ndiqen nga Skënderbeu dhe Laçi që kanë në përbërjen e tyre lojtarë me moshë mesatare përkatësisht 23.4 dhe 23.7 vjeç. Ndërkohë klubi shqiptar më i vjetër sa i përket kësaj statistike është Tirana, pasi bardheblutë e kanë moshën mesatare të lojtarëve të tyre 27.7 vjeç./Sport Ekspres/

Renditja e plotë sipas moshës mesatare:

1.Luftëtari 22.8

2.Skënderbeu 23.4

3.Laçi 23.7

4.Partizani 24,3

5.Flamurtari 24.4

6.Bylis 24.7

7.Teuta 24.9

8.Kukësi 24.9

9.Vllaznia 25.7

10.Tirana 27.7

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online