“Mos të mbushin xhepat presidentët”, menaxheri i Elseid Hysajt thumbon: I ulëm rrogat, që të shkojnë në Seria C dhe D

Nga Klaudio Ndreca

Në këtë kohë të Koronavirusit, futbolli është prekur dukshëm sa i përket ekonomisë së tij. Nga elitat e futbollit europian dhe deri tek ato më të ulëtat, vlerat e lojtarëve dhe rrogat nuk janë njësoj si më parë.

Në fakt, nuk kishin sesi të mbeteshin të tilla. Ndërkohë menaxheri i Elseid Hysajt, Xhuifredi, ka dalë me një thumbim të hapur edhe për presidentët e ekipeve. Ai ka thënë se lekët që mbeten nga ulja e lojtarëve nuk duhet të mbeten në xhepat e tyre, por duhet të shkojnë për të ndihmuar futbollistët në Serinë C dhe D, që po vuajnë më tepër.

“Lojtarët nuk jetojnë në një planet tjetër, ata e dinë situatën që po ndodh. Por një pjesë e këtyre parave duhet të përfundojnë në Serinë C dhe Serinë D. Nëse përfundon kampionati tani do të ishte katastrofë. Të gjithë ata që i përkasin kësaj bote duhet të kuptojnë se diçka duhet të hiqet nga xhepi i tyre.

Do të ishte e saktë dhe e nevojshme që të ndihmosh kolegët në futbollin më të vogël. Një pjesë e pagave që u prenë në Seria A, duhet të shkojnë për Ligat C dhe D që të lejohen lojtarët për të mbijetuar. Asnjë klub dhe asnjë president nuk duhet të marrin dorën e tyre dhe të mbushin xhepat për të përfituar nga kjo situatë”, ka thënë Xhuifredi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *