“Mos të fshihemi pas gishtit”, Redi Jupi flet për vëllazëroren: Kur Kosova mundi Shqipërinë 3-0, disa lojtarë…

Shqipëria do të përballet me Kosovën në një vëllazërore përpara se të luhet në takimet e rëndësishme për Ligën e Kombeve. Një ndeshje direkte që vjen pas humbjes së kuqezinjëve në shifrat 0-3, atëherë kur Panuçi zgjodhi që të eksperimentojë shumë me zgjedhjet e bëra në Kombëtare.

Ndërkohë Redi Jupi që ishte i ftuar në “Procesi Sportiv” shprehet se edhe nga kjo humbje kanë vendosur disa lojtarë shqiptarë që të përfaqësojnë Kosovën. Pra përtej vëllazërores, bëhet fjalë edhe për dy ekipe që kërkojnë suksesin personal.

“Mua më shqetëson vetëm koha kur nuk kemi lojtarët më të mirë në listë pa pasur probleme dëmtimesh dhe COVID. Nuk kemi luksin që të kalojmë ndeshjet sa për të kaluar radhën. Po të mbajmë mend ndeshjen e fundit që humbëm kundër Kosovës, mungesa e seriozitetit, e ritmit, agresivitetit, nuk krijoi as respekt për kundërshtarin dhe as për veten.

Nuk duhet të fshihemi pas gishtit, Shqipëria dhe Kosova luftojnë edhe për suksesin personal. Ka lojtarë që janë në mëdyshje dhe bëjnë zgjedhjet e tyre edhe në bazë emocionesh. Përshembull ka disa lojtarë të Kosovës tani që kanë zgjedhur dardanët pasi fituan 0-3 ndaj nesh. Është një ndeshje miqësore që duhet respektuar me impenjimin e duhur. Ndërsa dy ndeshjet e tjera duhen fituar me patjetër”, u shpreh Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *