“Mos mendoni se Polonia është e frikshme“, Vasil Ruci ka besim te rezultati: Polonia përmblidhet me një emër, Levandovski

Vasil Ruci ishte pjesë e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“ për të folur në prag të ndeshjes që Shqipëria do të luajë kundër Polonisë. Ish-sulmuesi i njohur vlonjat shpreh besimin e tij të plotë për të dalë me pikë nga Varshava. Sipas tij, Polonia nuk është një Kombëtare e frikshme dhe e bazon lojën e saj te Levandovski.

“Unë besoj që Polonia përmblidhet vetëm me një emër dhe ai është Levandovski. Në të gjitha rastet shkëputet nga zona. Nuk duhet të luhet me një kontrollor, por të luhet me dy. Një kontrollor nga të tanët, duhet të dublojë mbrojtësin që markon Levandovskin. Besoj se arrihet që të kapim pikë. Me Poloninë na ka ecur, na ka ecur edhe në ato kohëra, edhe tani. Mos të mendojnë se është ndonjë ekip i frikshëm. Është një ekip normal, që elementë të thjeshtë të lojës mund ta zgjidhin. Nuk ka nevojë për shumë klas.

Edhe ne e kemi të fortë lojën në ajër. Nuk besoj se kemi mangësi në ajër. Shpresoj shumë te pjesa mbrojtëse e ekipit. Duhet me se s’bën të luhet me dy kontrollor, sepse sa herë del në zona Levandovski është i rrezikshëm. Ai di t’i thyejë shumë mirë vrapimet. Cili mund të shënojë nga Shqipëria? Besoj se te eksperienca e Cikalleshit. Nëse do t’i paraqitet rasti, ai di të shënojë. Besoj te Uzuni, që ai është një nga lojtarët më të formë tani”, ka thënë Vasil Ruci./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *