“Mos i besoni këtyre mashtrimeve”! U tha se do të largohej Ernest Muçi, Beshiktashi del me deklaratë zyrtare

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ka kohë që në mediat turke, një prej emrave më të përfolur është Ernest Muçi. Futbollisti shqiptar ka tërhequr një vëmendje të madhe më merkato dhe të shpeshtë janë zërat e largimit nga ekipi i Beshiktashit.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, teksa mediat në Turqi kanë raportuar për largimin e Ernest Muçit. Sipas tyre ishte e mbyllur çdo gjë dhe lojtari do të largohej në merkaton e verës. Por i menjëhershëm ishte reagimi i Beshiktashit, që me anë të një postimi shkruan:

“Sic e kemi thënë edhe më parë, asnjë prej lojtarëve tanë nuk është larguar nga ekipi. Këto lajme janë mashtrime dhe manipulime, i kërkojmë tifozëve tanë dhe njerëzve të tjerë që të mos i besojnë këtyre fabrikimeve që dalin në këtë mënyrë”, shkruan Beshiktash. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/