Teuta po arrin të fitojë ndaj Tiranës me shifrat 0-1. Goli i vetëm i shënuar deri tani në këtë pjesë të parë është ai i Emiljano Vilës. Por jo pak protesta ka pasur trajneri Edi Martini për arbitrin Meta. Madje ky i fundit e ka ndëshkuar edhe me karton të verdhë.
Ky paralajmërim për kartonin e dytë të verdhë, që do të ishte ndëshkim i rëndë, nuk e ka ndalur Martini që të shprehur hapur prapë pakënaqësitë e tij. Në një duel në mesfushë do të rrëzohej një lojtar i Teutës dhe arbitri vazhdojë lojën. “Mos e jep faull derisa të na mbysin”, ishte thirrja ironike e Martinit për arbitrin. /Sport Ekspres/