“Mos bëni rimbursimin e biletave, ju lutem”! Kriza e Fejnordit, media në Holandë i propozon Armando Brojën

Fejnordi është duke përjetuar krizën financiare më shumë se të gjithë në “Eredivisie”. Situata është aq e rëndë sa drejtori i përgjithshëm, Mark Koeverman, i është lutur tifozëve të klubit që të mos e shfrytëzojnë opsionin e rimbursimit të lekëve për ndeshjet e humbura që nuk kanë mundur t’i ndjekin nga stadiumi, por që e kanë kryer pagesën.

E në këtë kaos financiar, Fejnordi renditet në vendin e pestë dhe kërkon të ngjitet më tepër në klasifikim. Media në Holandë, “Voetbalprimeur” i ka dhënë një dorë drejtorit teknik Frank Arenensen duke i paraqitur 11 lojtarë të nivelit më të mirë dhe që kanë pak kosto për t’u përforcuar në merkaton e verës.

Ndër ta është edhe Armando Broja, i cili po shkëlqen në këtë sezon me Viteshen. “Sulmuesi i ardhur nga Chelsea te Viteshe e ka treguar veten me 9 gola në 22 ndeshje. Sigurisht që vlera e Brojës do të rritet, por me të ardhurat nga shitjet, Feynordi do të jetë në gjendje për ta sjellë sulmuesin shqiptar”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *