Morën humbjen turpëruese ndaj Gironës, Ançeloti: Ky nuk është Reali i Madridit, ju kërkojmë falje

Reali i Madridit ka marrë një humbje turpëruese me shifrat 4-2 kundër Gironës. “Los blancos” shfaqën shumë probleme në prapavijë dhe kjo ishte pika kyçe e disfatës së tyre sipas Karlo Ançelotit. Trajneri italian nuk e ka fshehur zhgënjimin e ndjerë nga rezultati dhe u ka kërkuar falje tifozëve për këtë paraqitje.

“Është e vështirë, sepse kur humb ashtu duhet të jetë. Loja ka qenë e keqe në mbrojtje dhe ky ka qenë çelësi. U përpoqëm të përmbysnim (rezultatin) individualisht, jo si një ekip, sepse sot ekipi nuk luajti. Niveli individual gjithashtu ishte nën atë normal, por jo vetëm për dikë, për të gjithë. Niveli ishte shumë i ulët.

Në shtatë ndeshjet e fundit kemi mbajtur rrjetën të paprekur gjashtë herë. Ndërsa sot, katër gola. Shpresoj që lojtarët e mi ta kenë kuptuar. Nëse jo, atëherë do ta përsëris çdo ditë. Mesazh për tifozët? E kuptoj që jeni të lënduar, ju kërkojmë falje. Edhe ne jemi (të lënduar). Por tifozët ta dinë që do të jemi mirë edhe në finalen e Kupës, edhe në gjysmëfinale (kundër Sitit).

A i qendroj mendimit se diferenca prej 11 pikësh me Barcelonën nuk reflekton realitetin? Është më e vështirë për t’u thënë sot, por kjo ndeshje nuk përfaqëson Madridin. Ju kërkojmë falje, por duhet të shohim përpara“, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online