Verona është përballur në ditën e djeshme kundër Romës në takimin e përfunduar pa gola. Marash Kumbulla nuk ka debutuar në këtë ndeshje pasi siç u shpreh edhe vetë Fonesca mbrojtësi shqiptar ka mbërritur së fundmi dhe duhet të njihet me filozofinë e lojës në ekipin e ri.
Por kush e zëvendëson Kumbullën te Verona? Matteo Lovato, trajneri Juriç kërkon një tjetër bingo me skuadrën e tij. Mbrojtësi në fjalë ka ardhur pa derdhur milionat, madje ka qenë pjesë e Serisë C. Një impresion shumë të mirë e la në ndeshjen ndaj Romës dhe modelin e ka te Kumbulla.
“Kur më kërkuan te Verona nuk u mendova gjatë, mora makinën dhe direkt në Seria A. Sa shumë sfida me Kumbullën! Ky njeri e ka merituar suksesin dhe ka mbajtur formën fantastike. Sigurisht që modeli im mbetet Kumbulla. Dua të eci në gjurmët e tij”, u shpreh mbrojtësi që mbetet ende i panjohur në Serie A. /Sport Ekspres/