Momenti i dyshimtë për penallti dhe VAR-i që nuk duhet, mbyllet Inter-Roma në barazim
Inter-Roma është mbyllur në një barazim 0-0, ndërsa zikaltrit i lënë kështu mundësinë Juventusit për të rimarrë kreun. Por edhe për bardhezinjtë do të jetë e vështirë për të mbërritur në vendin e parë, pasi luajnë në transfertë ndaj Lacios.
Momenti më i diskutueshëm në mbrëmjen e sotme ishte minuta e 69. Spinazola ka prekur topin me pjesën e krahut ndërsa Lautaro ishte pranë portierit Mirante. Të gjithë lojtarët e Interit kanë kërkuar penallti në atë rast, por Calvarese ishte i qartë. Madje as VAR-i nuk kërkohej në atë moment pasi pamja për arbitrin ishte tërësisht e plotë, duke e cilësuar si të rregullt. /Sport Ekspres/
#InterRoma, proteste nerazzurre al minuto 69: #Spinazzola colpisce così il pallone dopo un rimpallo tra #Lautaro e #Mirante (? credits SkySport). #Calvarese non ha dubbi e lascia correre: pallone “inaspettato” (arriva da un rimpallo) ma braccio largo. Dove sta la verità? ???? pic.twitter.com/pHjgaXnNeB
— Errori Arbitrali (@erroriarbitrali) December 6, 2019