Moggi ngjall debate për Rrahmanin: Është i mirë, vendin në Kombëtaren e Shqipërisë ja mori Ismajli

Transferimi I Amir Rrahmanit te skuadra e Napolit kanë rënë në sy pozitivisht edhe për një nga drejtuesat sportive më të njohur në Itali. Luciano Moggi për mediat vendase ka dhënë një analizë të detajuar për disa lojtarë të spikatur në Seria A, ku pa përmendur nuk ka qenë edhe Rrahmani. Moggi ngre një temë për debat duke thënë se Amir Rrahmani mund të luante shumë më mirë në Kombëtaren e Shqipërisë përpara Ardian Ismajlit.

“Rrahmani? Unë mendoj se ai është një mbrojtës i mirë. Sidoqoftë, disa lojtarë fitojnë vlera edhe në një kontekst të caktuar. Duke menduar se Rrahmani, në Kombëtaren e Shqipërisë, humbi vendin e tij duke u favorizuar Ismajli, një lojtar me një çmim më të ulët”- ka thënë Moggi.

Gjithësesi argument i ish-drejtorit sportive të Partizanit nuk i qendron kohës pasi shkëmbimi i mbrojtësve në Kombëtaren e Shqipërisë i përkon kohës së De Biasit. Trjaneri italian preferoi Ajetin në vend të Rrahmanit, duke e detyruar këtë të fundit të kthehet në vendlindje për të përfaqësuar Kosovën./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *