Lojtarët rrallë zgjedhin të flasin për detajet e jetës së shokëve të skuadrës dhe sulmuesi i Chelseat, Kai Havertz, vendosi të zbulojë një lajm që tingëllon i pabesueshëm. Në një intervistë për mediat britanike, Havertz ka thënë se shokët e skuadrës e quajnë “Gomari” sepse e do shumë atë lloj kafshe.
Megjithatë, pseudonimi i pazakontë nga dhoma e zhveshjes së Chelsea-it që mbante gjermani nuk tërhoqi aq vëmendjen sa një lajm tjetër. Ai ka treguar për modestinë e paparë që ka N’Golo Kante. Francezi fiton rreth 300.000 euro në javë në Stamford Bridge, por mbetet ende një njeri i thjeshtë.
“Kam takuar personazhe të ndryshëm. Toni Kroos është një prej tyre: i qetë, me këmbë në tokë, nuk i interesojnë gjërat bien në sy. Ai e di që jeta nuk është vetëm futboll. N’Golo Kante është i dyti. Ai ka të njëjtin telefon për 10 vjet, nuk i intereson makinat, nuk i intereson rrobat”, tha Havertz. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/