Jo për simpati personale, por trajneri Daliç është në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Ai që pati… b*le për të përjashtuar Kaliniç vetëm sepse nuk pranoi të aktivizohej, ai që i tregon lojtarëve se pa sakrifica, dëshirë dhe gjak, nuk shkon askund, vetëm me talent. Ai që i kërkon Manxhukiçit të kthehet në mbrojtje dhe ai që stërvit yje, por e bën sikur të ishin “ushtarë” dhe që duhet të përgjigjen…
Nuk ka të parë te Kroacia, ka vetëm një skuadër. Më pas, cilësia del në pah. Modeli i një pune të ndërtuar me mund dhe ndër vite. Dhe, nëse mendoni se një yll si Kovaçiç e pranon stolin me qetësinë më të madhe dhe pa polemizuar, atëherë e kupton se pse kjo kombëtare është një “grusht” dhe jo disa gishta të ndarë…
Fitorja ndaj Nigerisë dhe Argjentinës është vetëm antipasta, sepse ndoshta këtë herë mund të na surprizojnë. Kualifikimi i siguruar me meritë të plotë ishte përgjigjia ndaj skeptikëve.