Portieri vlonjat i Teutës, Shpëtim Moçka, shkëlqeu në barazimin e marrë sot në Gjirokastër dhe tashmë është i bindur se Teuta do të mbijetojë, aq sa shënjestron edhe Kamzën.
“Funksionoi mirë gjithë skuadra, nga mbrojtja deri te sulmi, ndaj morëm një pikë me shumë vlerë. Ndihem mirë, në formë dhe shpresoj ta mbyll kështu sezonin. E di që Sukaj është në superformë, por nuk kam frikë askënd në këtë moment.
“Vllaznia e Kamza? Jemi më lart, sepse e kemi mundur dy herë. Edhe Kamzën e mundëm në përballjen e fundit dhe të dy këto rivalë i presim në shtëpi, ndaj jam i bindur se do të mbijetojmë”.