“MLS” e kanë si strehim kur mbyllin karrierën, Chiellini nuk var këpucët në gozhdë pas largimit nga Juventusi

Giorgo Chellini nuk ka ndërmend të heqë dorë nga karriera futbollistike. Mbrojtësi italian do të vazhdojë rrugëtimin e tij në Superligën amerikane, MLS. Los Angels Fc ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit 38 vjeçar, ku ky i fundit ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare deri në qershorin e 2023.

Megjithatë, kontrata mund të rinovohet me një vit tjetër nëse të dyja palët mbeten të kënaqura nga sezoni i ardhshëm. Pas një aventure shumë të gjatë tek Juventus, legjenda e Italisë largohet përfundimisht nga futbolli europian, aty ku arriti majat në karrierën e tij. Ashtu si Buffon, edhe Chellini vendos të vazhdojë karrierën e tij edhe pse në një moshë madhore. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *