Misticizmi dhe përralla, çobani dhe picieri Beiranvard që i tha “jo” një “Hyjnie” të topit!

Anton Cicani

Beiranvard sheh dorashkat e tij dhe nuk beson, mbyll sytë dhe qëndron i ngrirë, si një mumje… Përqafon topin. Është vetëm 26 vjeç dhe sapo i ka pritur penalltinë Kristiano Ronaldos, futbollistit më të mirë në botë, bashkë me Leo Mesin. Sheh dorezat e tij, sikur të ishin një libër i mbushur me kapituj fantastikë. Sepse aty brenda, mes kujtimeve dhe kartolinave, është e gjithë historia e tij: brumi i picës dhe mielli i mirë, ai që përdorte kur bënte picierin mes lokaleve të Teheranit. Sheh sapunin për xhamat dhe targat e makinave, të fiksuara në memorie kur bunet edhe xhamalarësin nëpër rrugët e qytetit… Pantallonat për të qepur kur ishte rrobaqepës. Sheh edhe gurët, ato të vendit të tij, që hidhte nga 70 metra ndërsa përpiqej që të godiste shkurren më të largët. Një hobi për të kaluar kohën që në Iran ka një emër: Dal Paran. Beiranvand ishte më i zoti, thuajse fenomen, ndaj ndoshta në rivëniet e topave me dorë është një mjeshtër dhe rrallë gabon.

Më pas, rruga, pluhuri dhe në fund i ati, burber i lindur, ai që i vogël, kur Alireza preferonte futbollin se sa bagëtinë e shtëpisë, i hiqte dorezat dhe në të njëjtën kohë edhe ëndrrën: “Duhet të prisja me duar dhe pa doreza”. Sot e bën me doreza të reja, gati të presin një goditje të Ronaldos.

Beiranvand është një që ka fituar respektin e yjeve dhe jetës. U arratis nga shtëpia kur ishte 16 vjeç, nuk kishte asnjë kacidhe në xhep dhe u bë portier. Ndoshta edhe një sulmues, duke parë se i vogël luante në atë pozicion. Merr hua disa të holla dhe paguan rrugën për në Teheran. Objektivi? Të gjejë një klub që t’i japë një shans.

Në autobus, krejt rastësisht, takon një trajner që i propozon një skuadër dhe që i rimburson shpenzimet. Ai pranon, por është shumë pak, saqë e gjen veten të flejë në rrugë. Pra, një varfanjak dhe endacak. Një ditë, dikush e sheh dhe i hedh disa para: “Mendonin se isha një lyps! Të paktën, hëngra mirë mëngjes…”.

https://www.youtube.com/watch?v=ZKDS-85nYew

Në xhiron e disa muajve, ndryshon gjithçka: Naft Tehran e regjistron me të rinjtë, në 2013 i jep mundësi të luajë si profesionist në skuadrën e parë. Sot luan te Persepolis (klubi më i rëndësishëm në Iran), ka zhvilluar një Botëror si titullar dhe ka pritur një penallti ndaj Ronaldos. Irani preku mrekullinë, duke barazuar 1-1 ndaj Kampionëve të Europës duke gabuar edhe një gol në fund… Një drithërimë.  Histori dhe mit i një kombëtare mistike, thuajse e fshehur dhe për të cilën dihet shumë pak, por që pavarësisht hermetizmit dhuron momente si Beiranvand: çobani-picier që i tha “jo” një Zoti të topit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *