Sindikata e Futbollistëve Profesionistë të Shqipërisë ka nisur nga puna për rindërtimin nga pasojat që la tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit. Fillimisht nisën solidarizimin e tyre me organizimin e një turneu me yjet e Shqipërisë, Greqisë, Italisë dhe Turqisë në “Air Albania”, nga të ardhurat e të cilit do të ndihmonin familjet e prekura nga lëkundjet e tokës.
Kështu banesa e parë është drejt fundit dhe vetë sindikata njofton lajmin se në 14 mars do të ketë një surprizë për një ish-futbollist. Emri i këtij të fundit nuk bëhet me dije, ndaj duhet të presim deri datën 14 për të njohur edhe për cilin ish-lojtar bëhet fjalë. Gjithashtu njoftojnë se misioni i tyre ka nisur./Sport Ekspres/