Drejtori sportiv i Milanit, Mirabeli, pas ndeshjes, u shpreh: “Jemi të hidhëruar, mendojmë se nuk jemi inferiorë karshi Arsenalit. Për fat të keq, ndeshja në “San Siro” ishte pak kushtëzuese, por sonte luftuam dhe provuam deri në fund. Por, ne jemi Milani dhe e treguam, mbajtëm mirë fushën. Na vjen keq për episodet, sepse nëse do të ishte VAR rezultati do të ishte ndryshe”.
Më pas, mbi golin e Çalhanoglu: “Mirë, por jo vetëm ai. Të gjithë duhen pritur pak, sepse kanë potencial, jam i sigurt”. Por, çfarë sjell kjo ndeshje: “Jemi të fortifikuar më shumë. Treguam se mund të përballemi edhe me një ekip “big”. Pa episodet, nuk e di. UEFA duhet të reflektojë. Në Itali, gabime të tilla i ndreqim, sa mirë që kemi teknologjinë. Fakt pozitiv. Donaruma? Hiq gabimin, bëri një ndeshje të madhe. Duam që të qëndrojë me ne gjatë, është një xhevahir i yni dhe i Italisë. E mbajmë fort”. Pengu më i madh: “Janë dy. Pjesa e parë në “San Siro” dhe episodi i sotëm. Na vjen keq”.