Xhenaro Gatuzo dhe Milani, një dashuri që duhet të ishte thjesht bashkëjetesë e ërkohshme por që do të rinovohet, pasi palët kanë vendosur të “shkëmbejnë unazat”. Masimiliano Mirabeli, tifozi dhe sponsori kryesor i Rino në pankinën kuqezi që kur ishte Montela dhe kur ende nuk kishte marrë vendimin për shkarkimin e tij, bashkë me Fasonen, duke folur për “MilanNews.it”, gjatë një eventi, u përgjigj kështu i pyetur për rinovimin e trajnerit më “të varfër” të Serisë A:
“Nuk ka asnjë problem. Jemi pranë Pashkëve… Po përgatitemi për dhuratën e Pashkëve. E vendosim në vezë… Ndaj, duke hapur këtë vezë, do të gjejmë sigurisht rinovimin e Gatuzos. Brenda 3-4 ditësh? Mendoj se nuk do të ketë probleme, po… Ndoshta, ju e njihni vetëm si lojtar, por është një trajner që do të jetë më i rëndësishmi në vitet në vijim, ndaj besoj se Milani bën mirë ta mbajë fort.
Jemi në sintoni totale, unë Fasone dhe Rino. Po punojmë për të hapur një cikël, sepse e shohim si të duhurin dhe gati për të qenë protagonist në të ardhmen. Të gjithë e duam atë firmë dhe do të vijë pa asnjë problem”.