E shkuara e Ançelotit është e lidhur ngushtë me Milanin, ekip në të cilin ka luajtur si lojtar, por edhe i ka drejtuar nga pankina drejt sukseseve të mëdha. Në një intervistë përmes “Instagramit“, trajneri i Evertonit ka sjellë në vëmendjen e tij edhe skuadrën kuqezi. Ndër të tjera ka prekur temën e stolit të Milanit, që vitet e fundit nuk po bind. Shumë trajnerë janë ulur aty, por pa arritur të lënë gjurmë.
Së fundi është emri i Ragnik që po përflitet shumë për të marrë drejtimin e “djajve“ dhe me sa duket Ançeloti është dakort me këtë ide. Sipas tij Milani duhet të trembë trajnerët skarco dhe jo ata të huaj, duke lëshuar kështu edhe një shigjetë për teknikët italianë që kanë kryesuar pankinën kuqezi. Ndërkohë, Ançeloti flet edhe për Ibrahimoviç, për të cilin nuk është aspak i habitur që luan edhe në moshën 38-vjeçare.
“Nuk jam i habitur që Ibrahimoviç luan akoma, nuk e di se sa kohë do të vazhdojë të luajë. Në një nivel karakteri më ka pëlqeu shumë, ai është shumë altruist. Ishte shumë i vëmendshëm ndaj ngjarjeve të ekipit, kjo ishte shumë e rëndësishme për një trajner.
Ragnik? Ne u takuam kur isha në Gjermani. Unë nuk e njoh atë, nga ato që lexova mësova se ai ishte i dashuruar me Milanin e Sakit, por nuk e di metodologjinë. Te Milani ata duhet të trembin trajnerët skarco, jo ata të huaj”, ka thënë Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/