Milani mund të buzëqesh sërish! Kuqezinjtë kanë vuajtur jo pak në ditët e fundit. Fillimisht një humbje me Interin në Champions League dhe më pas një tjetër me Spezian në Serinë A, që po ia komplikon jo pak punën për të qenë pjesë e turneut më prestigjioz në Europë për sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë një lajm i mirë vjen nga kampi i ekipit të Piolit. Leao ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të lojtarëve. Pra të martën në mbrëmje, ylli i Milanit do të jetë gati për “finalen” me zikaltërit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/