Milani ka një problem madhor, ku është “zhdukur” Suso?

 

Gatuzo duhet të rigjejë spanjollin, që nuk shënon prej 2 muajsh por që në ndeshjet e mëdha humbet në fushë mes driblimeve pa qëllim dhe “vallëzimit” me topin. Krosime jo efikase dhe fantazi zero

Barazimi me Sasuolon ka hapur një plagë te Milani i Gatuzos, që priste më shumë dhe që kërkonte më shumë se sa një pikë në një sfidë brenda fushe dhe me një kundërshtar që lufton për të siguruar mbijetesën dhe që mendoi vetëm të mbrohej për 96 minuta. Vetëm Kaliniç nuk mjaftoi, teksa rastet nuk munguan për kuqezinjtë, por që ishin apatikë përpara portës kundërshtare.

Dhe, loja e zhvilluar në reparte ishte e kënaqshme, por që sërish la për të dëshiruar. Nëse Çalhanoglu vazhdon prej disa ndeshjesh që të jetë terminali më i zgjuar i repartit ofensiv, në krizë duket Suso. Pikërisht ai për të cilin Gatuzo ka folur mjaft mirë në konferencën e fundit përpara ndeshjes, duke thënë se është lideri im, me atë që bën dhe me vetëdijen që ka krijuar. Por, në ndeshjet e fundit, spanjolli nuk ka dhënë atë që pritet nga ai, pra goditjet e rrezikshme dhe sidomos superioritetin numerik që e ka bërë diferencën gjatë sezonit.

Dhe, nëse Xhek Bonaventura (që gjithashtu ka të paktën pesë apo gjashtë ndeshje që është “kushëriri” i largët i atij që kemi parë në fillim të sezonit por edhe gjatë ndeshjeve të para të Gatuzos) pranoi se po kalon moment të vështirë, spanjolli është ende i mbrojtur nga tifozët, që nuk po e vërshëllejnë dhe sidomos kritikojnë. Të paktën, jo në stadium, pasi në ueb ka nisur të shfaqet disi edhe pakënaqësia. Në fakt, nëse shihen statistikat dhe numrat, goli i fundit i Susos me kuqezinjtë është ai i ndeshjes me Udinezen, në barazimin 1-1 në “Friuli”. Pra, që më 4 shkurt. Më shumë se 2 muaj pa gjetur rrugën e rrjetës dhe tashmë që “gjarpërushet” e tij dhe driblimet apo goditjet me hark nuk po gjejnë më kuadratin.

Risultati immagini per suso gattuso

Rënia – Pas ndeshjes me Romën, ku në pjesën e parë shiheshin sinjalet e para të rënies fizike, që u fshehën disi nga asisti për Kutronen, Suso ka luajtur shumë pak ndeshje në nivelet e tij, me Kievon përjashtim, por sepse skuadra verdheblu është një ndër ato që të japin më shumë mundësi dhe kuqezinjtë ishin ende të palodhur dhe në formë. Por, më pas erdhi Arsenali (dy herë), Juventusi dhe Interi. Në të gjitha këto ndeshje, Suso doli jashtë qarkullimit. Një situatë shqetësuese, duke qenë se duhet të jetë ai lojtari që bën diferencën.

Risultati immagini per suso gattuso

Kufinjtë – Shumë mund të thonë se “nëse nuk krijon ai, Milani në sulm është thuajse zero” dhe kanë të drejtë, por duhet thënë dhe se shumë nga topat që ai servir brenda zonës së 16 metrave të kundërshtarit, përfundojnë te mbrojtja mike dhe jo te sulmuesit, që jo gjithmonë bëjnë lëvizjet e duhura.

Por, ka edhe shumë topa që ai nuk i shërben, por preferon që të bëjë lëvizjet tashmë të ditura, duke “dallgëzuar” dhe humbur shumë kohë, kështu që ekipi kundërshtar arrin që të organizohet. Dhe, nëse nuk pason, më pas provon me të majtën, që ose murohet ose përfundon jashtë. Gatuzo duhet të nisë të mendojë diçka ndryshe dhe ndoshta duke i dhënë detyra të tjera Susos për ta bërë sërish deçiziv, ose të pakontrollueshëm.

Merkato – Një tjetër shqetësim që mund të jetë edhe ai që ndikon është se spanjolli në verë mund të largohet, pasi ka një klauzolë prej 40 milionë eurosh që mund të paguhet nga kushdo, nëse e kërkon. Dhe, mosqëndrimi i tij mund të shtyjë vetë lojtarin që të kursehet. Por, edhe frika që Spanja të mos e marrë në botëror luan një rol kyç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *