Pas zhgënjimeve me rezultatet në fushën e lojës këtë sezn, Milani mendon t’i bëjë një dhuratë vetes dhe tifozëve kuqezinj. Sipas asaj që rapoertojnë mediat italiane, Milani kërkon të prezantojë Ibrahimoviçin në datën 15 dhjetor, që përkon edhe me 120 vjetorin e krijimit të klubit.
Megjithëse në moshën 38-vjeçare Ibra e ka treguar se nuk a harruar të shënojë, përkundrazi di ta bëjë mirë një gjë të tillë. Një investim i tillë në sulm mund të sillte një përmirësim te ekipi italian, duke pasur parasysh edhe faktin se pistoleta e Piate u bë kohë që nuk po shkrep më. Gjithçka mbetet në dorë të sulmuesit suedez, por mundësia e një rikthimi te Milani ekziston dhe është e mundur./Sport Ekspres/