“Milani ishte sot si Manchester City”, legjenda e Milanit përballet me ironinë: Po, edhe Pioli si Guardiola

Milani ka marrë një tjetër fitore me shumë vlerë në kampionatin italian duke vazhduar ecurinë pozitive në vendin e parë të Serisë A. Këtë herë kuqezinjtë kanë mposhtur Sampdorian në shifrat 1-2, duke mbajtur kështu kreun dhe duke u shkëputur me 5 pikë larg Interin.

Legjenda e Milanit, Kostakurta, ka dhënë një vlerësim të madh për skuadrën që ka luajtur dikur: “Milani më ka kujtuar sot Manchester Cityn dhe meriton shumë komplimente”. E menjëhershme do të ishte ironia e gazetarit dhe komentatorit italian, Caressa, që ka ndërhyrë: “Po, edhe Pioli dukej si Guardiola”.

Në këtë moment ndodhej për t’u intervistuar trajneri i Milanit, Pioli, i cili nuk i ka pritur aspak keq këto krahasime duke buzëqeshur: “Unë duhet vetëm që të kisha disa flokë më tepër”. Gjithsesi tekniku i kuqezinjëve ka kërkuar që tifozët të qëndrojnë me këmbët në tokë dhe se nuk duhet harruar se Juventusi me Interin janë favoritët kryesorë për të dalë kampion. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *