Milani i ri me pronarin e Louis Vuitton, gazetari italian: E bën si markat e tij të modës, preferon Pep Guardiolën

Tifozëve të Milanit iu është rikthyer disi gëzimi pas nënshkrimit të Zlatan Ibrahimoviç. Pavarësisht moshës së madhe ka ende pritshmëri për këtë sulmues, që vitet mbi shpinë nuk i tregon asnjëherë sesa i rëndojnë.

Por po punohet për të ndërtuar edhe Milanin e ri, ose siç quhet shpeshherë, Milani i madh. Kontaktet dhe puna vazhdon, megjithëse jo në dritë, që fondi Eliott t’ia kalojë pronësinë e klubit atij Arnault. Pikërisht pronarit të Louis Vuitton, që është një nga më të pasurit në botë. Këto kontakte i pohon edhe gazetari italian, Enzo Bucchioni.

“Po punohet për rreth 850-900 milionë euro që do të jetë shitja. Nga Anglia thuhet se trajneri më i vlerësuar për Arnault është Pep Guardiola. Nuk duhet që të befasohemi. Nëse Z. Vuitton futet në futboll, atëherë normalisht që do të bëhet numri një, siç janë markat e tij të modës. Qëllimi është që gjithçka të mbyllet në kohën e duhur, për të ndërtuar ekipin e së ardhmes”, ka thënë Bucchioni. /Sport Ekspres/