Milani “i madh” nuk është vetëm teori, flet avokati: Kam dokument që do e blejë pronari i Louis Vuitton!

Pak kohë më parë, në mediat italiane do të publikohej një artikull i cili shkruante se pronari i Louis Vuitton, Bernard Arnaulti, do të blejë klubin e Milanit. Madje përflitej se projekti ishte shumë i madh aqsa synohej marrja e trajnerëve si Klopi dhe Guardiola, por edhe e yjeve si Mbape apo Mesi.

Mesa duket nuk janë vetëm zëra dhe thashetheme të medias, ndërsa tifozët janë vërsulur kundër pronarëve aktual të klubit. Një avokat i njohur në Itali, Antonello Martinez, pretendon se ka edhe një dokument mbi këtë blerje të re nga ana e Arnault.

“Kam një document autentik të procedurës së blerjës së Milanit nga ana e pronarit të Louis Vuitton. Sigurisht që mohimet të këtyre zërave janë logjike, por negocimi është real”,ka thënë avokati Martinez. /Sport Ekspres/