Milani e ka gjetur sulmuesin që do të zëvendësojë Ibrahimoviç. Kuqezinjtë nuk mund të qëndrojnë të qetë me suedezin që pavarësisht statistikave mbreslënëse që ka me golat e shënuara, nuk jep garanci për faktin se mposhtet shpeshherë nga fiziku i tij dhe natyra duke kaluar dëmtime të shumta.
Për këtë arsye është menduar që të gjendet një zëvendësues dhe bëhet fjalë për Luka Joviç. Futbollisti serb që mbërriti me bujë te Reali i Madridit nuk arriti për asnjë moment që të justifikonte pritshmëritë për të. Megjithatë aftësitë mbeten sërish aty dhe Italia mund të jetë vendi për të parë shpërthimin e vërtetë.
Menaxheri i futbollistit, Fali Ramadani, do të zbresi në Milani për të takuar drejtuesit e kuqezinjëve në ditën e nesërme. Atje do të flitet për një marrëveshje që lejon huazimin e Joviç nga janari deri në fundin e këtij kampionati. /Sport Ekspres/