Milani e fiton miqësoren me 9 gola të shënuara, tund rrjetën menjëherë Zlatan Ibrahimoviç

Milani ka fituar miqësoren ndaj Rhodense me rezultatin 9-0. Ndeshja ëshë zhvilluar në qendrën stërvitore të Milanellos. Takimi ka nisur me skemën 4-3-3 nga Pioli që në vijën e parë të sulmit i ka besuar Susos dhe Çalhanoglu nga krahët, ndërsa në qendër ishte Zlatan Ibrahimoviç.

Ky i fundit arriti të shënonte një gol dhe të dhuronte një asist, duke i lënë vendin Piatek në pjesën e dytë që realizojë dopietën. Gjithashtu dy gola kanë ardhur edhe nga Calabria, ndërsa rrjeta u përshëndet edhe nga Calhanoglu, Pakueta, Leao dhe Kastijeo. /Sport Ekspres/