Operacioni për kalimin e pronësisë te Milani ishte një ndër më të mëdhenjtë që është ndjekur ndonjëherë në historinë e futbollit, pasi kanë xhiruar thuajse 1 miliardë euro. Blerja e aksioneve nga Fininvest (Berluskoni), shlyerja e borxheve me bankat, por sidomos edhe rifinancimi dhe merkato që ka kushtuar thuajse 240 mln euro (edhe pse 170 vërtet, duke konsideruar shitjet). Sakaq, Elliott pret ende 330 mln eurot e huazuara te Jongong Li dhe Milani. Pikërisht “Mister Li” është edhe epiqendra e gjithçkaje. Vërtet është ai që ka blerë Milanin i vetëm, me vetëm 500 mln euro pasuri, edhe ajo ende një legjendë urbane?! Vërtet Berluskoni ia ka besuar atij? Vërtet që një klub kaq i madh rrezikon të përfshihet në kaos?! Sigurisht, falimentimi është jashtë mendjes, sepse “to big to fail” e quan amerikani, pra “shumë i madh për të falimentuar”. E megjithatë, pronari i vërtetë, nëse ekziston, ka ardhur momenti të dalë në skenë… kushdoqoftë ai.