Mezanit nuk i shpëton një rast i tillë, merr largimin nga Superiorja

Gentian Mezani vazhdon të marrë nga Superiorja për të përforcuar Gjilanin. Këtë herë bëhet fjalë për sulmuesin që ka qenë pjesë e Teutës, Darko Nikaç. Ky i fundit është larguar si dështim nga durrsakët, pasi nuk pp arrinte të gjente rrjetën. Por shpeshherë futbollistët janë transformuar me një trajner si Gentian Mezani, ndërsa edhe Nikaç mund të jetë një nga këto raste. /Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë

ZYRTARE: Gjilani nënshkruan me Darko Nika?

Gjilan, 07 Janar 2020-Skuadra e Gjilanit ka arritur ti siguroj shërbimet e sulmuesit nga Mali i Zi, Darko Nika?.

Futbollisti i lindur në Podgoricë, në skuadrën e Gjilanit vie nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, ku pjesën e parë kampionale të këtij edicioni kishte përfaqësuar ekipin nga bregdeti shqipëtar, atë të Teutës nga Durrësi.

29 vjeçari, karrierën e kishte nisur në ekipin e Buduqnostit nga Podgorica, nga ku e kishte vazhduar atë nëpër disa ekipe tjera malazeze dhe jashtë vendlindjes së tijë, si në Hungari, Uzbekistan dhe Indi.

Sulmuesi i gjatë 1.85 metra luan me dy këmbët, e gjithashtu veçohet edhe me lojën në ajër.Pozita e tijë e preferuar është si sulmues i qendrës.

Nika?, gjithashtu ka paraqitje për kombëtaren Malazeze, ku ai ishte ftuar në 3 takime të përfaqësues së vendlindjes së tijë.

Nika? bëhet futbollisti i dytë i ardhur në këtë afat kalimtar të janarit pas Sebino Plakut, i cili u bashkua me skuadrën e Gjilanit dy ditë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *