Tekniku i Laçit, Gentian Mezani, tregon se pse u ndërlikuan gjërat në ndeshjen e fituar sot në Lushnjë.
“E dinim se ishte ndeshje e vështirë. Në pjesën e parë u futëm jo të bindur për të fituar. Pjesa e motivimit duhet që vetë sportisti të karikohen. Në pjesën e dytë u futëm më të bindur dhe fitorja dhe ja arritëm. Motivimi dhe bindja e plotë të bën që ta fitosh apo jo një ndeshje, krahas detajeve tekniko-taktike.
“Uzuni duhet të bëjë këtu shumë mirë, sepse është viti i parë në Superiore, të ketë vazhdimësi dhe pse mos të luajë jashtë. Uzuni duhet të punojë shumë sepse ka shumë për t’u përmirësuar. Ka shumë cilësi, por duhet të mbaroj këtë kampionat dhe më pas pse jo. Është si mundësi”