Mezani e thotë hapur: Ndryshe nga ekipet në Shqipëri, këtu nuk të ndërhyn presidenti i klubit

Gentian Mezani është një nga trajnerët më të suksesshëm në Kosovë. I ardhur nga shumë aventura nga Superiorja, shkoi sërish në një tokë shqiptare, por këtë herë me Gjilanin. Ecuria ka qenë shumë e mirë dhe aktualisht gjenden në vendin e dytë, duke luftuar për titullin kampion.

I ftuar te “Zona Gol”, Mezani ka treguar edhe ndryshimin mes kampionatit në Kosovë dhe atij në Shqipëri, sa i përket ekipeve që ka drejtuar në karrierë.

“Presioni është i madh kudo që të shkosh. Por nëse flasim për një ndryshim, këtu në Kosovë nuk të ndërhyn presidenti i klubit apo faktorë të jashtëm. Madje edhe kur humbet, ka shumë motivim për futbollistët, ndryshe nga ekipet që kam drejtuar në Shqipëri. Këtu ka korrektsi të madhe dhe lojtarët mendojnë vetëm për fushën”, ka thënë Mezani. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online