Mësues ka Foto Strakoshën/ Thomas tregon paragjykimet: Ke ardhur këtu nga Igli Tare!

Thomas Strakosha e ka fituar vendin e titullarit te Kombëtarja dhe po vazhdon të luajë me nivelet më të larta te Lacio. Por pavarësisht kësaj, gjithmonë ka pasur kritika të mëdha në Itali. Menjëherë pas një gabimi të bërë, gjithçka i hidhet poshtë gardianit shqiptar.

Madje duke i përmendur edhe Igli Taren, drejtorin sportiv shqiptar. Në një intervistë për mediat italiane është shprehur mbi paragjykimet e marra rreth kësaj çështje:

“Kritikat preferoj të mos i dëgjoj, mbi mua është folur gjithmonë keq. Pa më njohur fare mua, më thanë se kam arritur këtu falë Tares.

Tani jemi te Kombëtarja dhe do të duhet të përballemi me kampionët francezë, me siguri do të duhet të bëjmë shfaqje të shkëlqyera dhe të jemi në gjendje të marrim pikë në shtëpi. Atëherë do të inagurojmë stadiumin e ri, këtu ka luajtur babai im dikur, për mua është një motivim shtesë ai ishte një udhëzues, mësues dhe më mësoi shumë.

Madje edhe në jetë, por shpresat për të arritur në Euro 2020 janë vërtet të zvogëluara, sepse do të luajmë kundër Francës, por do të bëjmë më të mirën tonë”, ka thënë Thomas Strakosha. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online