“Messi nuk është më i pari në botë”/ Flet mjeku i Argjentinës: Futbolli duhet të presë vaksinën për të rifilluar

Nga Klaudio Ndreca

Produktet e rinj të futbollit premtues tashmë janë në tregun e tij. Flasim këtu për lojtarë si Mbappe, Haaland, Jancho, apo prodhimet hollandeze dhe jo vetëm. Aq më tepër  kur klubet që gëzonjë kapitale të larta kanë nisur të mos kursehen. Por kjo situatë nuk e zbeh aspak shkëlqimin e yjeve të vërtetë të futbollit që edhe sot luajnë si ditën e parë. Përfshijmë këtu Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi. Për këtë të fundit garancia vjen nga mjeku i kombëtares së Argjentinës.

Donato Villani ka thënë se ndonëse Messi nuk është më në majën  e lojtarëve më të mirë në botë, ende mund t’i japë futbollit nga magja e tij. Pa dhënë emrin e lojtarit më të mirë në botë, mjeku argjentinas vlerëson bashkëkombasin e tij si një profesionist të vërtetë. Sa i përket rinisjes së futbollit Villani thotë se bota duhet të presë vaksinën fillimisht.

“Leo është një profesionist i shkëlqyeshëm pa lëndime serioze. Ai drejton një jetë normale për një djalë në moshën e tij dhe ai ka cilësi të shkëlqyera njerëzore.  Leo nuk është më lojtari më i mirë në histori, ai është i dyti. Messi do të jetë për një kohë të gjatë në futboll. Covid-19? Futbollistët ishin të parët që flisnin nga frika e ngjitjes së virusit. Kjo është normale pasi ata janë qenie njerëzore. Është logjike, së pari duhet të mendoni për shëndetin dhe më pas për futbollin, të dilni nga situatat ekonomike, por njerëzit nuk shërohen. Është e qartë se bota nuk do të jetë e njëjtë dhe derisa të vijë vaksina, futbolli do të duhet të presë”- ka thënë Donato Villani./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *