Lionel Mesi shënoi golin numër 100 në kupat e Europës, duke shënuar ndaj Olimpiakosit dhe duke u bashkuar me Kristiano Ronaldon në një klub ekskluziv ku bëjnë pjesë vetëm dy fenomenët e futbollit botëror. Barcelona mposhti 3-1 Olimpiakosin, pa vuajtur shumë, edhe pse Pike në fund të pjesës së parë doli me karton të kuq, sepse imitoi Maradonën, duke tentuar të shënonte me dorë. Nikolau shënoi autogol në pjesën e parë, Mesi e Dinj mbyllën llogaritë në të dytën, ndërsa në fund Nikolau shënoi një gol autokritike.
Myler, Kimish e Humels shënuan tre gola brenda 51 minutash në fitoren 3-0 që Bajerni arriti kundër Seltikut, një sukses i lehtë për bavarezët, që kanë gjetur qetësi pas fitoreve të fundit.
Mançester Junajtid fitoi 1-0 në Portugali ndaj Benfikas, me një gol nga Rashford në pjesën e dytë, ndërsa Juventusi mundi me vuajtje 2-1 Sportingun. Aleks Sandro shënoi autogol, ndërsa Pjaniç barazoi në pjesën e parë dhe Manxhukiç siguroi fitoren në fundin e takimit.
Ishte mbrëmja e Taulant Xhakës në Rusi, sepse Bazeli fitoi 2-0 ndaj CSKA-së dhe Xhaka shënoi një gol të shkëlqyer në minutën e 29-të, para se të jepte asistin e golit të sigurisë në shtesë.
si do qe te shkoje loja me kede ekipe si LEO MESSI nuk ka dhe as ka per te pasur eshte krejte ndryshe nga te gjithe futbollistet e tjere tribeluse fantastik dhe taktikishe shume i zgjuare e cone topin ose ja jepe topin shokut direkte ne kembe por pavarsishte se ai e hedhe jashte aty eshte pune tjeter prandaja topi eshte i rumbuullaket dhe LEO MESSI nuk do ta zhvilloje krejtesisht lojen keshtu qe LEO MESSI ESHTE me i miri ne bote cao FRANCA