Nisi me makthe, u mbyll me festë. Argjentina më në fund ka bërë Argjentinën, duke fituar 3-1 në Ekuador dhe duke prerë biletën për në Rusi.
Që në minutën e parë nisi ters: top i gjatë drejt zonës argjentinase dhe aty Ibarra nuk fali. Ankth dhe frikë tek Argjentina, por pak minuta më vonë Mesi vendosi të zgjidhte gjithçka vetë.
Dy supergola në pak minuta dhe Argjentina shkonte në pushim në avantazh, e qetë.
Ishte nata e Mesit, i cili në minutën e 62-të shtoi edhe një gol sigurie. Më pas, administrim dhe pritje, duhej një dhurata gjetkë.
U tha, u bë: Brazili masakroi Kilin 3–0, në Peru mbaroi 1-1. Perfekte, Argjentina në Botëror, por sa vuajtje!
A do të mjaftojë gjithnjë Mesi?