Dudek ka publikuar librin e tij autobiografik, ku zbulon momente të karrierës së tij si dhe lojtarët nga një tjetër pikëpamje. Ish-portieri i Liverpulit dhe Realit të Madridit habit me përshkrimin e tij për Leo Mesin, duke e paraqitur shmë ndryshe nga se tifozët e mendojnë. Dudek shkruan në librin e tij se argjentinasi ishte shumë provokues dhe përdorte një fjalor aspak të hijshëm me rivalët e tij në fushë.
“Ai ishte shumë provokues, ashtu si Barcelona dhe trajneri i tyre Pep Guardiola. Ata ishin gjithmonë të gatshëm të të bezdisnin dhe shumë shpesh ia dolën në mënyrë perfekte. Kam parë dhe dëgjuar Mesin t’u thotë gjëra kaq të vrazhda Pepes dhe Ramosit, sa nuk mundesh ta imagjinosh se mund të dalin nga goja e një personi që duket kaq i qetë dhe në dukje i këndshëm”, tregon Dudek./Halit Delibashi-Sport Ekspres/