Një barazim në startin e Kupës së Botës, aq më shumë ndaj një rivali mjaft të sikletshëm si Islanda, nuk është fundi i botës, por nëse je Argjentina presioni është shumë herë më i madh se për gjithë kombëtaret e tjera.
Nëse pastaj quhesh Leo Mesi dhe gabon penalltinë që hedh poshtë fitoren, është e qartë që dita është katastrofë.
Megjithatë pas ndeshjes kapiteni i Argjentinës nuk u shmang dhe foli për gazetarët.
“Natyrisht, është e dhimbshme të humbasësh penallti dhe jam i dëshpëruar, sepse nëse shënonim, me shumë gjasa hapej ndeshja dhe do të kishim më shumë hapësira në fushë”.
Mesi sulmon Islandën: “Ata nuk donin të luanin futboll. Na prisnin në mbrojtje dhe nuk kishte fare hapësira, edhe pse e provuam në çdo mënyrë të mundshme”.
Interesante është se Mesit gjithnjë i luhet njësoj, me shumicën e skuadrave që mbyllën totalisht pas. Me Barcelonën nuk funksionon, por tek Argjentina asnjë trajner nuk e ka gjetur skemën e duhur për të krijuar një Argjentinë identike me Barcelonën në aspektin e vendosjes në fushë, aq sa Mesi shpesh nuset nga mesfusha dhe lodhet shumë.
Gjithsesi, Mesi mundohet të mos ndalet shumë të ndeshja dhe penalltia e humbur, e disata për të në vitet e fundit: “Tani le të mendojmë për Kroacinë, të përgatitemi mirë, si për ndeshjen e sotme, sepse ndonëse jemi të hidhëruar për rezultatin, besimi mbetet i madh”.