Mesatarja e tifozëve/ Tirana është më e ndjekura në Superiore dhe pas saj vjen Vllaznia, shumë larg Kosovës

Në Shqipëri janë përmirësuar ndjeshëm terrenet sportive në krahasim me vitet e mëparshme, megjithëse ka ende punë për të bërë për të shkuar atje ku duhet. Por duket se gara e ndezur dhe njëkohësisht arenat më të mira po afrojnë disi tifozët me klubet e tyre, për t’i ndjekur në stadium.

FrontOnline ka publikuar statistikat e ndjekjes së tifozëve në stadiume për Superioren dhe futbollin në Kosovë. Sa i përket futbollit shqiptar është Tirana që kryeson me 7000 tifozë, pas saj vjen Vllaznia me 4330 tifozë dhe më pas Partizani me 1200 tifozë(referuar Albania Team).

Këto statistika janë shumë larg Kosovës, teksa ndjekja e tifozëve nga stadiumi është shumë herë më e ulët. Në vendin e parë renditet Prishtina me 1500-2000 tifozë, ndërsa në vendin e dytë gjendet Ulpiana me 600-800 tifozë. /Sport Ekspres/

Ballkani –

Gjilani – 500 tifozë

Drita – 540 tifozë

Drenica – 500 tifozë

Llapi – 200 tifozë

Prishtina – 1500-2000 tifozë

Ulpiana – 600-800 tifozë

Dukagjini – 350 tifozë

Malisheva –

Feronikeli – 500 tifozë.

Mesatarja e tifozëve këtë edicion deri tani në Superiore:

Tirana – 7000 tifozë

Vllaznia – 4330 tifozë

Partizani – 1200 tifozë

Skenderbeu – 1170 tifozë

Dinamo – 1050 tifozë

Teuta – 800 tifozë

Kukesi – 650 tifozë

Egantia – 640 tifozë

KF Laçi – 450 tifozë

Kastrioti – 400 tifozë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *