Merret vendimi në Itali për konfliktin Ibrahimoviç-Lukaku, kanë të njëjtin ndëshkim

Ajo që tërhoqi vëmendje të madhe në derbin e fundit që u zhvillua në Kupën e Italisë mes Interit dhe Milanit, po aq shumë sa edhe vetë rezultati, ishte përplasja mes Lukakut dhe Ibrahimovic. Të dy lojtarët u ndëshkuan me kartonë të verdhë pas kësaj përplasje, ndërsa suedezi do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë gjatë pjesës së dytë, duke e lënë Milanin me 10 lojtarë.

Por frazat e thëna mes të dy lojtarëve, e sidomos nga ana e Ibrahimoviç që u akuzua për përdorimin e frazave raciste, krijoi idenë e një dënimi shembullor që mund t’i vinte nga Gjykata Sportive. Megjithatë të dy lojtarët janë ndëshkuar me vetëm një ndeshje mungese, duke mbajtur në fuqi vendimet e arbitrit. Pra Ibrahimoviç që nuk mund të luajë për shkakun e kartonit të kuq që mori ndaj Interit, ndërsa Lukaku do të mungojë ndaj Juventusit pasi ka pësuar numrin e kartonëve të verdhë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *